Biznes

GoPro marrëveshje me Jabil

Mar 23 2018
0 Shpërndarje
Produktet që do të prodhohen nga ky bashkëpunim do të përmbajnë imazhet digjitale si edhe user-interface, por sigurisht nuk do të arrijnë nivelet e konkurrencës me produktet e vetë GoPro. GoPro marrëveshje me Jabil

GoPro ka nënshkruar një marrveshje partneriteti me kompaninë Jabil që merret me dizajnin elektronik të produkteve të ndryshme.

Jabil do të përdorë dizajnin e GoPro dhe gjithashtu pronësinë intelektuale në mënyrë që të prodhojë lente për kamera dhe sensorë për ti shitur ato tek klientë të tretë. Një bashkëpunim i mëparshëm i GoPro dhe Jabil ka qënë për realizimin e Hero4.

Produktet që do të prodhohen nga ky bashkëpunim do të përmbajnë imazhet digjitale si edhe user-interface, por sigurisht nuk do të arrijnë nivelet e konkurrencës me produktet e vetë GoPro.

“Imagjinoni një botë ku video konferencat, robotët, makinat autonome etj do të jenë të gjitha të pajisura me lentet e kamerave të GoPro dhe sensorët e fotove.

GoPro dhe Jabil, së bashku, mund ta bëjnë të mundur këtë gjë” – u shpreh Sandor Barna, CTO i Gopro. Jabil parashikon të jetë I pranishëm me produktet e tij në shtëpitë inteligjente, në ushtri dhe forcat policore deri tek rojet e sigurimit.

Produktet e Jabil nuk do të mbajnë logon e GoPro, por do përdorin teknologjinë e tij. Në këtë mënyrë GoPro po siguron një shtrirje të gjerë në treg me produktet dhe shërbimet që ofron, duke siguruar kështu një ndryshim nga normaliteti. /PCWorld Albanian

Tags >

GoPro
Lajmet e fundit>