Blog

Granit Doshlaku, folës në AllWeb Albania 2019: “Fokusohuni tek SEO”

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Tetor 2019
0
Agjencia e tij lançoi Picasio në vitin 2016, një prej platformave të para që u mundësonte publikuesve dhe marketerëve të krijonin përmbajtje interaktive. Granit Doshlaku, folës në AllWeb Albania 2019: “Fokusohuni tek SEO”

Shqiptari nga Kosova, Granit Doshlaku vjen këtë edicion si folës në konferencën e marketingut dixhital, AllWeb Albania që organizohet në datën 17 Tetor në Tiranë.

Ai tregon për BusinessMag se pjesa më e madhe e eventeve në të cilat ka qenë folës janë lokale. Disa nga ato përfshijnë Business Tuesday, e organizuar nga ICK me temën “Monetizimi i Web-it shqip”, NASA Space App Challenge me temën “Google Search Operators: Power Tips”, Digital Diplomacy Day e organizuar nga Kolegji Universum me temën “Përdorimi i makinave të kërkimit në diplomacinë digjitale” etj.

Ai është ligjërues i certifikuar nga Digital Marketing Institute me bazë në Irlandë. Ka ligjëruar për rreth 3 vite mbi temën Search Marketing me fokus në SEO & Content Marketing. Për momentin është duke ligjëruar mbi Search Marketing në Innovation Centre Kosova (ICK).

Granit Doshlaku është bashkë-themelues dhe drejton departamentin e Search Marketing pranë Manaferra, agjenci dixhitale me bazë në Prishtinë, Kosovë. Në kuadër të agjencisë organizojnë trajnime & workshop-e të rregullt për klientët e tyre lokalë dhe ndërkombëtarë mbi tema që lidhen me SEO, Content & PPC.

Graniti ka filluar të merret me marketing digjital që nga viti 2009, kur pati filluar të ndërtonte website dhe t’i monetizonte ato me Affiliate Marketing. SEO-n e ka zbuluar në vitin 2010 si mënyrë shumë efektive për të dërguar trafik kualitativ në website që menaxhonte vetë. Gjatë vitit 2012 ka nisur të punojë me NextSEO, agjenci lokale e specializuar në SEO dhe që punonte me tregun gjerman-folës. Aty Graniti ka punuar në industri të ndryshme siç janë Insurance, E-commerce etj. Në vitin 2014 bashkë-themeloi agjencinë Manaferra për marketing digjital (specializuar në Search Marketing & Web Development).

LEXO EDHE:  Kriptomonedha e Facebook më pranë realitetit

Gjatë këtyre 5 viteve ka punuar me klientë lokalë si Gazeta Express, që ka ndihmuar në rritjen e trafikut për 8 milionë vizita më shumë, gjatë 6 muajve të parë të angazhimit në SEO, ProCredit Bank Kosova, etj dhe me klientë ndërkombëtarë si University of the Potomac (US), Sustainability Management School (CH), MetDaan (IE), Kiwi LMS etj. Gjatë kësaj kohe është specializuar në ofrimin e shërbimeve për tre industri specifike: Higher Education, SaaS dhe News/Media. Pjesa më e madhe e klientëve të tyre vijnë nga këto tre industri, por nuk mungojnë as klientët që janë në industri të tjera (Real Estate, Law Firms, Local Businesses, etj).

Zbuloni në videon më poshtë disa nga tematikat për të cilat do të flasë Graniti gjatë prezantimit të tij në AllWeb Albania 2019.

Agjencia e tij lançoi Picasio në vitin 2016, një prej platformave të para që u mundësonte publikuesve dhe marketerëve të krijonin përmbajtje interaktive. Me Picasio ju mund të krijoni tre formate me kontent interaktiv (Personality Quiz, Trivia Quiz, dhe Slideys) dhe brande si RedBull dhe të tjerё e kanë përdorur Picasio dhe performanca e tyre ka qenë e suksesshme.

“SEO është një nga kanalet e marketingut digjital me efikasistetin dhe kthimin në investim më të madh, por prapë mbetet shumë pak i njohur në tregun shqiptar. Nëse jeni biznes dhe nuk keni menduar akoma se si ta shfrytëzoni SEOn në benefitin tuaj, duhet të filloni tani me krijimin & implementimin e një strategjie që do t’ju ndihmojë të krijoni prezencë në rezultatet e kërkimit,” këshillon lexuesit e BusinessMag Graniti. “Nëse jeni i/e re dhe SEO ju duket fushë interesante, ju rekomandoj që të filloni të mësoni bazat, krijoni një projekt për të eksperimentuar dhe të shihni rezultatet e punës suaj duke u rankuar të parët në Google. LinkedIn e ka listuar si një nga top punët më të kërkuara prandaj dikush me aftësi solide në SEO nuk mbetet kurrë pa punë”.

Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me:

LEXO EDHE:  Financat e Apple ekspozojnë vështirësitë që po kalon iPhone

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]

Si edhe me Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose në [email protected]

ose mund të blini biletën tuaj në https://allweb.al/tickets/

Tags >

AllWeb
Lajmet e fundit>