Analiza

Grooveshark do të lançojë një shërbim radio-interneti në 2015

Publikuar , 09 Dhjetor 2014
0
Grooveshark do të lançojë një shërbim radio-interneti në 2015

groovesharkËshtë diçka e çuditshme që Grooveshark po merret me një çështje që nuk përfshin termat ‘e drejta’ apo ‘ligj’. Grooveshark po merret me një projekt të ri që ka shumë të ngjarë të përfundojë në vitin 2015.

Ky projekt ka të bëjë me fushën e muzikës. The Wall Street Journal raportoi se kompania po ndërton një stacion radiofonik të muzikës dixhitale të lidhur me internetin të ngjashëm me Pandora-n. Është zbuluar se ky shërbim do ti ofrohet përdoruesve kundrejt një pagese mujore prej 99 dollarësh.

Megjithatë ky projekt ka akoma shumë pikëpyetje duke qenë se kompania akoma nuk ka rënë dakord me studiot muzikore. Pritet që kjo platformë të jetë dhe në formën e një aplikacioni i cili do të bëhet i disponueshëm në App Store dhe Play Store të cilat kanë fshirë aplikacionin kryesor të Grooveshark për shkak të disa shkeljeve ligjore.

Grooveshark ka qenë pjesë e shumë çështjeve ligjore duke shkelur ligjin, por tani të gjithë presin që me projektin e ri kjo kompani të ketë eliminuar çështje të tilla të papëlqyeshme. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kush qëndron pas lajmeve të rreme në Maqedoni?

Tags >

internet
Lajmet e fundit>