Lajmet

Grupet Google Families të disponueshme në Calendar, Photos, Keep dhe Youtube TV

Publikuar , 23 Maj 2017
0
Sipas Google, shërbimi do të jetë i disponueshëm nga dita e sotme në Calendar, Keep dhe Photos ndërsa në Youtube TV vetëm në ato vende ku ofrohet ky i fundit. Grupet Google Families të disponueshme në Calendar, Photos, Keep dhe Youtube TV Photo Source: Google

Google vijon të shtojë grupet familjare në më shumë shërbime dhe radhën e kishin Calendar, Photos, Keep dhe Youtube TV.

Shërbimi i ri quhet Google Families, dhe vjen nga Google Play ku përdoruesit mund të ndanin me anëtarët e familjes blerjet e muzikës dhe aplikacioneve në dyqanin online të Android.

Sipas Google, shërbimi do të jetë i disponueshëm nga dita e sotme në Calendar, Keep dhe Photos ndërsa në Youtube TV vetëm në ato vende ku ofrohet ky i fundit.

Lajmi i ditës së sotme është i një rëndësie të veçantë sepse familjet do e kenë më të lehtë të menaxhojnë jo vetëm aplikacionet por çdo përmbajtje të çmuar për ta që nga shënimet tek fotot.

Për tja filluar duhet të krijoni një grup familjar prej gjashtë personash në uebsajtin e Google Families. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mbërrin versioni i parë eksperimental i Android Q

Lajmet e fundit>