Biznes

Grupi Ballkanas i telekomunikacionit pas SBB dhe Telemach bën blerje të madhe në Kroaci

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Qershor 2019
0
Kompania zotëron operatorin kabllor më të madh në Serbia, SBB dhe marka Telemach në Slloveni, Bosnie Hercegovinë dhe Malin e Zi. Grupi Ballkanas i telekomunikacionit pas SBB dhe Telemach bën blerje të madhe në Kroaci

Kompania Ballkanase e Telekomunikacionit Grupi United bleu operatorin Kroat Tele2 Crotia për 220 milionë euro për të zgjeruar më tej prezencën në Evropën Juglindore.

Transaksioni tashmë pret aprovimin e autoriteteve rregullatorë dhe të finalizohet deri në fund të vitit.

Grupi United operon në dy segmente në Ballkan, në telekomunikacioni dhe media. Filloi në 2000 si një kompani e vogël kabllore dhe u zgjeruar gjatë viteve përmes blerjes dhe formimit të aseteve të ndryshme.

Kompania zotëron operatorin kabllor më të madh në Serbia, SBB dhe marka Telemach në Slloveni, Bosnie Hercegovinë dhe Malin e Zi. Gjithashtu zotëron një prej platformave më të mëdha televizive në Ballkan, Total TV.

Kompania u ble në Shtator të 2018-ës nga firmat private Britanike BC Partners për 2.6 miliardë euro, blerje e cila u finalizua në 4 Mars 2019. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kushte të reja për privatësinë nga ofruesit e shërbimit të internetit

Lajmet e fundit>