Lajmet

Grupi i dytë fillon rrugëtimin në Hoxton Academy, aplikimet të hapura deri më 13 Maj

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Maj 2022
Procesi studimor mundësohet falas nga Hoxton Academy përmes financimit nga kompanitë lokale ku të rinjtë do të punojnë për një periudhë 2 vjeçare pas diplomimit. Grupi i dytë fillon rrugëtimin në Hoxton Academy, aplikimet të hapura deri më 13 Maj

Pas diplomoi gjeneratën e parë të inxhinierëve të softuerit në një gjatë një ceremonie zyrtare më 29 Prill, Hoxton Academy më 9 Maj nisi trajnimin e grupit të dytë.

Me një rrjet të gjerë partnerësh e kompani lokale si Twig, Baboon, Hajde, Local Web, Monochain dhe Mext, Hoxton Academy ofron për të rinjtë një program trajnimi 26 javor me ekspertë dhe akademikë të universitete UCL, Oxford dhe Cambrige të cilët kanë trajnuar inxhinierë softueri në kompani si Amazon, Apple, Netflix dhe Facebook.

Themeluar nga ICTSmedia dhe Twig, Akademia Hoxton hapi aplikimet për grupin e dytë të studentëve ndërsa afati i fundit do të jetë data 13 Maj. Për të aplikuar vizitoni faqen zyrtare në këtë lidhje: https://hoxton.academy/.

Trajnimi përqendrohet rreth 4 moduleve: HTML&CSS, JavaScript, React dhe TypeScript&APIs. Mbi 50 leksione, 60 provime dhe 6 projekte zhvillohen gjatë kësaj periudhe.

Procesi studimor mundësohet falas nga Hoxton Academy përmes financimit nga kompanitë lokale ku të rinjtë do të punojnë për një periudhë 2 vjeçare pas diplomimit.

Kostot e studimit mbuluar nga kompanitë shkojnë deri në 6 mijë euro. Hoxton Academy synon të edukojë 1,000 zhvillues të nivelit Britanik për tregun brenda 5 viteve të ardhshme.

Nëse jeni kurioz, ju pëlqen teknologjia dhe të zgjidhni probleme, po kërkoni për një karrierë të shkëlqyer në inxhinieri softuerike, Hoxton Academy është ajo që keni pritur.

Për të eliminuar mungesën e zhvilluesve dhe për të fuqizuar kompanitë që jo vetëm të plotësojnë, por të tejkalojnë nevojat e tyre për inxhinierë softueri, Hoxton Academy beson se ky është momenti për të krijuar shtigje të prekshme të cilat i hapin rrugë një brezi të ri zhvilluesish softueri. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Albanian ICT Awards mbyll turin e takimeve të edicionit të 10-të