Lajmet

Grupi i hakerëve pas sulmit kolosal me ransomware kërkon 70 milionë dollarë në Bitcoin

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Korrik 2021
Grupi REvil thotë se malueri i tij, që fillimisht goditi firmën Amerikane IT Kaseya, ka prekur të paktën 1 milionë sisteme. Grupi i hakerëve pas sulmit kolosal me ransomware kërkon 70 milionë dollarë në Bitcoin

Banda pas sulmit kolosal me ransomware ka kërkuar 70 milionë dollarë në Bitcoin në mënyrë që të ofrojë dekriptuesin universal i cili do të hapë të gjithë përmbajtjet e enkriptuara të viktimave.

Grupi REvil thotë se malueri i tij, që fillimisht goditi firmën Amerikane IT Kaseya, ka prekur të paktën 1 milionë sisteme. Ky numër nuk është verifikuar dhe nuk dihet saktë numri total i viktimave.

Ditën e Premte firma e sigurisë kibernetike Huntress Labs përllogariti se afro 200 kompani janë prekur nga sulmi. Ishte një sulm zinxhir i cili pasi goditi Kaseya u përhap në rrjetet korporative të cilat përdornin softuerin e saj.

Sipas Kaseya më pak se 40 konsumatorë të saj janë prekur. Duke qenë se Kaseya ofron softuer të menaxhuar për kompani të cilat ofrojnë shërbime IT për kompani të tjera, numri i viktimave mund të jetë shumë më i madh.

Për qindra apo mijëra ekipe IT në mbarë botën sulmet me ransomware janë një makth i vërtetë i cili po rritet dita ditës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shitjet e smartfonëve, Apple thyen çdo rekord