Lajmet

Grupi i njohur i hakerave “Lizard Squad” po i shet sulmet e tij në formën e shërbimeve

Publikuar , 31 Dhjetor 2014
0
Grupi i njohur i hakerave “Lizard Squad” po i  shet sulmet e tij në formën e shërbimeve

Grupi i njëjtë që pohoi se fshihej pas sulmit ndaj PlayStation dhe Xbox Live gjatë Krishtlindjeve, tani duket se po i  shet sulmet e tij si shërbime. Produkti, i quajtur ‘Lizard Stresser’, është një matës i stresit që ju lejon ju të shihni se sa i mbrojtur është rrjeti juaj i internetit kundrejt një sulmi DDoS. Edhe pse hakerat e prezantuan këtë vegël thjesht si një matës stresi, me anë të tij ju gjithashtu mund të sulmoni si një haker i vërtetë një rrjet që ju doni.lizard-silhouette

Ata e kanë cilësuar këtë lloj programi si një licencë që ata i shesin klientëve. Pa dyshim që kjo është një vegël shumë e rrezikshme për t’ju dhënë njerëzve të paautorizuar dhe pasojat mund të jenë të mëdha. Akoma nuk dihet se sa do të blihet ky shërbim i Lizard Squad, por shumë kompani mund ta kenë të domosdoshme testimin e rrjetit të tyre të internetit dhe kompjuterëve. Ndoshta ‘Lizard Stresser’ ka qenë qëllimi i këtyre hakerave gjatë gjithë kësaj kohe, për ti shitur sulmet e tyre DDoS në formën e një shërbimi. Por gjithsesi është e vështirë të paguash për një kompani që nuk është shumë e besueshme. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samiti i mediave sociale në Shtëpinë e Bardhë

Lajmet e fundit>