Biznes

Grupi Vodafone poston humbje rekord por aksionet rriten

Nov 13 2018
0 Shpërndarje
Fundi i Shtatori 2018 e gjeti grupin Vodafone me 275.834 milion abonentë në mbarë botën, një rritje e vogël prej 275.699 milion një vit më parë. Grupi Vodafone poston humbje rekord por aksionet rriten

Aksionet e grupit Vodafone u rriten me 7% ditën e Marte edhe pse postoi 7.8 miliardë euro humbje për gjysmën e parë të vitit pas fshirjes së disa aseteve.

Grupi në fjalë gjeneroi 21.796 miliardë euro të ardhura nga 23.075 miliardë euro një vit më parë.

Fitimi EBITDA ishte 7.078 miliardë euro, një rënie me 4.2% ndërsa humbjet operative ishin 2.071 miliardë euro ndërsa në total 7.833 miliardë euro përgjatë kësaj periudhe.

Fundi i Shtatori 2018 e gjeti grupin Vodafone me 275.834 milion abonentë në mbarë botën, një rritje e vogël prej 275.699 milion një vit më parë.

Abonentët e shërbimeve fikse ishin 16.715 milion, një rritje prej mese 1.3 milionësh krahasuar me një vit më parë.

Përdoruesit e telefonisë fikse dhe internetin ishin 15.060 milion ndërsa pay-TV 9.677 milion. /PCWorld Albanian

Tags >

Vodafone
Lajmet e fundit>