Lajmet

Grupi Vodafone rikthehet tek fitimi

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Nëntor 2019
0
Kompania pret një fitim përpara interesit, taksave dhe humbjeve prej 14.8 deri në 15 miliardë euro për vitin fiskal që do të mbyllet më 31 Mars 2020. Grupi Vodafone rikthehet tek fitimi

Vodafone, operatori i dytë celular më i madh në botë rriti fitimet për tre mujorin e dytë të 2019 pas situata u përmirësua në Spanjë dhe Itali ndërsa në Gjermani ka filluar të marrë benefitet e para nga blerjet e operatorëve kabllorë.

Kompania raportoi një rritje me 0.3% në gjysmën e parë të 2019 pas blerjes së aseteve të Liberty Global në Evropë dhe shitjes së operacioneve në Zelandën e Re.

Kompania pret një fitim përpara interesit, taksave dhe humbjeve prej 14.8 deri në 15 miliardë euro për vitin fiskal që do të mbyllet më 31 Mars 2020. Kompania më përpara kishte parashikuar fitime mes 13.8 miliardë deri në 14.2 miliardë euro.

Shefi ekzekutiv Nick Read reduktoi dividentit në Maj pas kushteve të vështira të tregut dhe nevojës për të investuar në rrjete dhe frekuenca. Që nga reduktimi i dividentit firmat ka rikuperuar 30% të vlerës së aksioneve.

Në Shqipëri Vodafone po përgatitet për blerjen e operatorit kabllor ABCom dhe hyrjen në tregun e shërbimeve fikse. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Operatori i dytë celular më i madh humbet besimin tek Huawei

Lajmet e fundit>