Softuer

GTA III, debuton për Android dhe iOS javën tjetër

Publikuar , 07 Dhjetor 2011
0
GTA III, debuton për Android dhe iOS javën tjetër

Zhvilluesi i Grand Theft Auto, Rockstar Games ka shpalsour se titulli i saj i famshëm GTA III do të bëjë debutimin në platformat mobile gjatë javës së ardhshme, duke tentuar të bëjë të njëjtën zhurmë edhe në pajsijet me iOS dhe Android.

Një lojë që shpesh është lidhur me dhunë dhe presence të keqe në medie, GTA III do të shfaqet në pajisjet me Android dhe iOS duke ofruar teknologjinë e lojës në versionin mobil. Pritet që kjo lojë të debutojë edhe për iPad 2 si dhe për iPhone 4, iPhone 4S dhe për iPod Touch, ndërsa çmimi do të jetë i arsyeshëm në 2,99 funte. 

Në anën tjetër me të njëjtin çmim, GTA III do të shfaqet edhe për pajsijet si LG Optimus 2X, Samsung Galaxy Tab 8.9 dhe 10.1 inç dhe gjitahshtu edhe për Sony Tablet S. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Shitet gjigandi i hostimit One.com

Lajmet e fundit>