Analiza

GTA V ka gjasa të debutojë më 2012

Publikuar , 26 Nëntor 2010
0
GTA V ka gjasa të debutojë më 2012

Sot, analisti nga Janco Partners, Mike Hickey, paraqiti një shënim analitik, i cili shpalosi disa parashikime për botuesin nga New Jorku. Sipas shkrimit thuhet se  kompania do të mbetet fitimprurëse edhe nëse Grand Theft Auto i radhës nuk do të paraqitet fare edhe vitin e ardhshëm fiskal.

Hickey beson se viti fiskal 2011 i Take-Two, që fillon nga 1 prilli, 2011 dhe zgjat deri më 31 mars 2012, do të paraqesë dy lojëra të mëdha duke theksuar: Max Payne 3 dhe LA Noire. Ai mendon se këto dy lojëra do ta dërgojnë formacionin e kompanisë – këtu mund të përfshihet edhe Duke Nukem Forever e shumëvonuar – në një vit profitabil edhe pa GTA-në apo lojën Red Dead.

GTA V “ka gjasa” të paraqitet në vitin 2012, por Hickey beson se ky do të jetë edhe një shpërthim i madh në treg, duke rritur shitjet prej 16 milionë kopje dhe gjenerim në rreth 750 milion dollarë të hyra. Ai parashikon se ky vit fiskal gjithashtu do ta përmbajë edhe lansimin e BioShock Infinite, të cilën ai e vlerëson se do të shesë më shumë se 4 milion kopje dhe 182 milion dollar shitje.

Një arsye për pritjet e këtyre shitjeve të mëdha është instalimi i kombinuar PlayStaion 3/Xbox 360, për të cilat besohet se do të arrijnë 41 milionë njësi të shitura deri në fund të vitit kalendarik 2010. Kjo krahasohet edhe me 14 milionshin në prill të vitit 2008, kur Grand Theft Auto IV u lansua për herë të parë.

Analizën e Grand Theft Auto IV ju mund ta lexoni në www.gameworld.al.

LEXO EDHE:  A kemi arritur në fundin e epokës së smartfonëve?

Lajmet e fundit>