Softuer

GTA 5 me inspirim nga Hollywoodi?

Publikuar , 27 Korrik 2010
0
GTA 5 me inspirim nga Hollywoodi?

VG247 ka raportuar në bazë të burimeve të saja anonime, se Rockstar ka zgjedhur Hollywood-in si një vend apo ndoshta edhe si inspirim për krijimin e ambinetit virtual të Grand Theft Auto 5.

Për t’iu shtuar radhës së thashethemeve, edhe Eurogamer sot ka raportuar, gjithashtu në bazë të burimeve të saja të pavarura anonime, se Rockstar është duke hulumtuar Hollywood-in, megjithëse burimi i saj nuk ka konfirmuar nëse hulumtimi ka të bëjë me Grand Theft Auto. Rocsktar jo befasisht vetëm ka thënë se nuk do të komentojë asgjë që ka të bëjë me “thashetheme apo spekulime”.

Nuk ka ende asgjë për sa i përket paralajmërimit zyrtar të Rockstar për GTA 5. Ka pasur zëra se GTA 5 do të bëjë paralajmërimin në E3 në qershor të këtij viti, por kështu nuk ndodhi. Megjithatë adhurues të GTA-së mos u dëshpëroni për informata sepse sapo të dëgjojmë ndonjë gjë ne do t’ju njoftojmë me kohë.

Sot Rockstar gjithashtu ka postuar edhe disa vende pune që kanë të bëjnë me këtë titull, përkatësisht ka bërë thirrje për artist të ambientit, programer të Physics dhe animator të karaktereve. Sipas përshkrimit të detyrës, kërkohet eksperiencë profesionale në zhvillimin e lojërave aksion të tipit third-person.

Rockstar momentalisht është duke punuar maksimalisht me punët përfundimtare në lojërat e saja duke përfshirë Max Payne 3 dhe LA Noire.

LEXO EDHE:  Google ndryshon mënyrën sesi lajmet shfaqen në rezultatet e kërkimit

Lajmet e fundit>