Harduer

Guidë mbi llojet e ndryshme të disqeve optike

Publikuar , 31 Tetor 2012
0
Guidë mbi llojet e ndryshme të disqeve optike

Shpeshherë vjen një moment që të gjithë i ngatërrojmë llojet e ndryshme të disqeve optike dhe në fakt, nuk kemi faj.

Ekzistojnë tre lloje disqesh (CD, DVD, BD) me pesë kapacitete të ndryshme.

Ka disqe të cilat vetëm mund të lexohen, disqe në të cilat mund të shkruash, si dhe disqe tek të cilat mund të shkruash, të fshish dhe të shkruash sërish.

Le të shpjegojmë fillimisht akronimet e para:

CD – Compact Disc. Mund të mbajnë deri në 700 MB të dhëna. Një CD drive mundet vetëm të lexojë ose të shkruajë CD.

DVD – Digital Video Disc ose Digital Versatile Disc. Ato mbajnë afërsisht 4.7 GB të dhëna. Një DVD drive mund të lexojë edhe CD.

BD – Blu-ray Disc. Ky duhet të jetë akronimi më i keq në botën e teknologjisë që prej FLOP-ve. Nëse do të kishte një R në mes mund të ishte më i kuptueshëm. Këto lloj disqesh mbajnë deri në 25 GB të dhëna.

Akronimi pas vizës ndarëse tregon se çfarë mund të bëni me atë disk.

-ROM: Read-Only Memory. Një disk i tillë nuk mund të shkruhet. Ai mban vetëm të dhënat që i janë shkruar nga fabrikuesi. Një –ROM drive mund të lexojë disqe por nuk mund të shkruajë në to.

-R: Recordable. Tek këto disqe mund të shkruash vetëm njëherë.

-RW: Rewritable. Një tjetër akronim ndoshta jo shumë i përshtatshëm që nënkupton “lexo dhe shkruaj”. Këto disqe mund të shkruhen, fshihen dhe të rishkruhen.

-RE: Recordable Erasable. Është versioni Blu-ray i –RW.

Më poshtë gjenden edhe disa terma të tjera që mund t’ju duhen:

LEXO EDHE:  Digjitalizimi besohet se do të rris efikasitetin e administratës

Burn: të shkruash në një disk. Quhet “djegie” sepse realizohet përmes një lazeri.

DVD+R; +RW; ±R; ±RW: ka dy standarde për DVD-të recordable dhe rewritable: DVD-R dhe DVD+R, secila me ekuivalenten e saj RW. Ndryshimi mes –R dhe +R konsiston në disa diferenca teknike të shkrimit të disqeve. Shenja ± tregon se drive mund të djegë edhe disqe – edhe +. Në përgjithësi, të gjitha driver-at e sotëm janë ±, që e bën të parëndësishme diferencën mes +R dhe –R.

DL: Dual Layer. Ajo e dyfishon kapacitetin e DVD-ve dhe BD-ve. Një DVD DL mban deri në 9GB të dhëna, ndërsa një Blu-ray deri në 50GB. Për të djegur disqe me këto kapacitete, ju duhet një DL drive.

Çdo drive DVD apo Blu-ray mund të lexojë disqet DL. (PCWorld Albanian)

Tags >

CDDVD
Lajmet e fundit>