Analiza

Guidë në blerje: Hard disqet e sotme mbajnë tonelata me të dhëna

Publikuar , 19 Shkurt 2010
0
Guidë në blerje: Hard disqet e sotme mbajnë tonelata me të dhëna

Nëse përpunoni video, bëni shumë foto dixhitale, luani lojëra apo dëgjoni muzikë në PC-në tuaj, një hard disk i madh dhe i shpejtë Serial ATA mund ta përmirësojë ndjeshëm eksperiencën tuaj. Nëse keni nevojë për akoma më shumë kapacitet ruajtës apo dëshironi të ruani kopje të materialeve që ndodhen në disqet e PC-së tuaj, mund të shtoni një hard disk të jashtëm. E, nëse doni arkivim qendror të të gjithë kompjuterëve në rrjetin tuaj, shqyrtoni një hard disk të lidhur me rrjetin.

Sot, 2 TB është kapaciteti maksimal i një disku 3.5 inç (tipik për desktopët) dhe 500 GB është maksimumi për modelet 2.5 inç (zakonisht të gjendur te laptopët).

I jashtëm apo i brendshëm
Një disk i brendshëm vendoset brenda PC-së suaj dhe lidhet direkt me motherboard-in apo nëpërmjet një karte ndërfaqeje. Një disk i jashtëm i lidhur drejtpërdrejt përdor të njëjtin mekanizëm bazë, por ndodhet në një kuti e cila lidhet me PC-në tuaj nëpërmjet një fishe.

Me një disk të brendshëm mund të zëvendësoni drejtpërdrejt particionin tuaj kryesor c: apo t’i shtoni particione të tjera PC-së, në varësi në numrit të vendeve për disqe të disponueshme (pjesa më e madhe e desktopëve kanë të paktën një vend rezervë). Disqet standarde dhe më tipike rrotullohen me 7200 rrotullime për minutë dhe vijnë në kapacitete deri në 1 TB; njësitë e performancës së lartë rrotullohen me 10 000 rpm dhe në madhësi deri në 150 GB.
Hard disqet e brendshme janë kryesisht modele Serial ATA 300; emërtimi i përket shpejtësisë së transferimit të të dhënave (300 Mbit për sekondë). SATA, që zëvendësoi Parallel ATA, sjell avantazhe si transferimi më i shpejtë, mungesa e konfigurimin me jumper-a dhe fisha të hollë që favorizojnë qarkullimin e ajrit në një kompjuter.
Disqet e brendshme SATA sot përbëjnë rreth 100 për qind të tregut të laptopëve dhe desktopëve, por konektori i jashtëm është ende mbrapa në kompjuterët në shitje (tani mbi 25 për qind).
Mund të përdorni disqe SATA 300 me motherboard-e që suportojnë SATA 150; performanca do të ulet pak, por konektorët janë të njëjtët. Motherboard-i i çdo kompjuteri që blini në të ardhmen do të suportojë lidhjen SATA, ndërkohë që mund të mos suportojë PATA.

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Disqet me lidhje direkte ju lejojnë t’i shtoni kapacitet ruajtës një PC-je, vendet apo konektorët e të cilit janë të zënë. Një disk të jashtëm mund ta përdorni në shumë PC dhe ta ruani në një vend të sigurt për arkivim. Disqet e jashtme lidhen kryesisht nëpërmjet USB 2.0, megjithëse shumë modele lidhen me eSATA (External SATA) apo FireWire 400 apo 800.
Penetrimi i eSATA në motherboard-et e sotme është deri në 60 për qind. Ndërkohë, në gjysmën e dytë të 2008-ës, plot 85 për qind e laptopëve të rinj suportonin eSATA, shumica nëpërmjet një porti dy-në-një, USB2.0/eSATA, të menduar mjaft mirë.

Modelet e jashtme janë kryesisht dizajne me një disk të vetëm; disa produkte ofrojnë RAID (Redundant Array of Independent Disks) për të ruajtur kopje identike të të dhënave apo për të rritur kapacitetin dhe pak prodhues bëjnë pajisje të lidhura direkt, të cilat përmbajnë më shumë se dy disqe.

Arkivim rrjeti
Një pajisje arkivuese e lidhur në rrjet (NAS) lidhet me router-in tuaj nëpërmjet një LAN-i gigabit. Pajisjet NAS vijnë në variante multidisk apo me një disk të vetëm. Shumë prej modeleve me disqe të shumëfishta dhe kapacitet të madh ofrojnë shtesa, si akses printeri dhe interneti; ato gjithashtu suportojnë lidhjet RAID dhe tipa të tjera të kontrollit të të dhënave të bazuara në softuer. Pika më e dobët e një njësie NAS është se të dhënat nëpër të duhet t’i transferoni nëpërmjet rrjetit, tipikisht mbi protokollin TCP/IP, i cili zakonisht e bën opsionin NAS më të ngadaltë për të lëvizur të dhëna nga një vend në tjetrin.

Megjithatë, NAS është mënyra më elegante për të ndarë  audio, foto dhe video midis PC-së dhe televizorit tuaj. Këtë mund ta bëni duke përdorur NAS-in me një përshtatës dixhital mediash. (Për më shumë detaje shikoni find.pcworld.com/62982.)

LEXO EDHE:  Telefonët Android nuk maten dot me Face ID e Apple prandaj kanë zgjedhur skanerët e shenjave të gishtërinjve nën ekran

Hapësirë apo shpejtësi?
Testet tona tregojnë se të gjitha disqet e sotme performojnë mirë kur përdorim aplikacione të thjeshta biznesi. Për njerëz që përpunojnë skedarë të mëdhenj, imazhe dhe video, nga ana tjetër, disqet e mëdha dhe të shpejta sjellin përfitime.
Siç mund ta merrni me mend, njësitë më të shpejta dhe disqet me kapacitet më të madh kushtojnë më tepër. Por ka shumë mundësi që në të ardhmen e afërt të gjeni një model me kapacitet të lartë, shumë më lirë se sot, ndërkohë që disqet me performancë të lartë, kanë tendencë të mbeten të shtrenjta për një kohë më të gjatë—kjo ndodh derisa vjen rritja e radhës në kapacitet.

Lajmet e fundit>