Analiza

Guidë për krijimin e fjalëkalimeve të sigurta (Infografik)

Publikuar , 13 Prill 2014
0
Guidë për krijimin e fjalëkalimeve të sigurta (Infografik)

how-to-create-secure-passwords-infographic-2Vrima e softuerit Heartbleed ka mundur të pushtojë uebin duke infektuar një numër të madh uebfaqesh dhe shërbimesh online të cilat po punojnë fort për të ndrequr këtë problem. Momentalisht përdoruesit nuk mund të bëjnë asgjë përveçse të kontrollojnë nëse uebfaqet që ata aksesojnë më shpesh janë të infektuara ose jo dhe pasi ato të kenë zgjidhur problemet me sigurinë atëherë është e këshillueshme që të ndryshohet fjalëkalimi. Nuk ka kuptim të ndryshohet që tani në qoftë se hakerat vazhdojnë të kenë akses në ato faqe.

Në çdo rast do të ishte e këshillueshme që përdoruesit të vendosin një fjalëkalim më të sigurt se “password” apo “123456”. Lidhur me këtë mund t’ju vijë në ndihmë infografiku i mëposhtëm i krijuar nga WebpageFX.

Në këtë infografik kompania këshillon përdoruesit të ndryshojnë rregullisht fjalëkalimet që përdorin për shërbimet online si dhe njëkohësisht duhet të përpiqen të përzgjedhin kombinime komplekse karakteresh.

Kompania këshillon gjithashtu që përdoruesit të mos ripërdorin të njëjtin fjalëkalim për shërbime të ndryshme, të shmangin fjalët e zakonshme dhe kombinimet e lehta që mund të merren me mend lehtësisht si dhe të mos e ndajnë fjalëkalimin e tyre me persona të tjerë.

Pavarësisht se në infografik nuk përmendet, do të ishte një ide e mirë që sigurimi i fjalëkalimeve të mundësohej nëpërmjet përdorimit të një programi për menaxhimin e fjalëkalimeve si 1Password ose LastPass. (PCWorld Albanian)

how-to-create-secure-passwords-infographic-full-2

LEXO EDHE:  Shkenca, ja kushtet e BE-së për integrimin

Lajmet e fundit>