Biznes

Guvernatori i Bankës së Anglisë del në mbrojtje të kriptomonedhës së Facebook

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Tetor 2019
0
Konkretisht ai kritikoi kostot e larta të transfertave të parave duke thënë se ato penalizojnë bizneset e vogla dhe u kushtojnë firmave deri në 200 pikë bazë për transaksion krahas vonesave në përpunimin e tyre. Guvernatori i Bankës së Anglisë del në mbrojtje të kriptomonedhës së Facebook

Guvernator i Bankës së Anglisë Mark Carney doli në mbrojtje të zgjedhjes së Facebook për të krijuar një kriptomonedhë.

Media Kanadeze TheStar raportoi Carney të ketë thënë më 15 Tetor se sistemi aktual tradicional financiar ka nevojë për këtë teknologji.

Për shkak të mungesës së efikasitetit të transfertave dhe pagesave Carney mendon se firma si Facebook duhet të përfshihen në projekte si Libra.

Konkretisht ai kritikoi kostot e larta të transfertave të parave duke thënë se ato penalizojnë bizneset e vogla dhe u kushtojnë firmave deri në 200 pikë bazë për transaksion krahas vonesave në përpunimin e tyre.

Ai tha se problemi mund të zgjidhet në disa mënyra por tha se zgjidhjet janë një sfidë më vete.

Në Gusht të këtij viti Carney raportohet të ketë sugjeruar transformimin e sistemit global financiare duke zëvendësuar dollarin Amerikan me një monedhë dixhitale të ngjashme me Libra. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook ju gjurmon edhe sikur të ç'aktivizoni GPS

Lajmet e fundit>