Biznes

Guvernatori i Kalifornisë urdhër ekzekutiv për rregullimin e kriptomonedhave

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Maj 2022
Së bashku atyre ju duhet të eksplorojnë potencialin e teknologjisë blockchain dhe aplikimin e saj në sektorin privatë, akademinë dhe komunitet. Guvernatori i Kalifornisë urdhër ekzekutiv për rregullimin e kriptomonedhave

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom nënshkroi një urdhër ekzekutiv javën e kaluar që hedh themelet e rregullimit të industrisë së kriptomonedhave në shtetin Amerikan.

Në urdhrin ekzekutiv thuhet se objektivi i Newsom është të krijojë një ambient transparent dhe të qëndrueshëm për kompanitë që operojnë në blockchain duke balancuar përfitimet dhe rreziqet për konsumatorët.

Urdhri ekzekutiv kërkon nga zyra për biznesin dhe zhvillimin ekonomik të Kalifornisë së bashkëpunojë me Departamentin Amerikan të Shtetit për Mbrojtjen Financiare dhe Inovacionin.

Së bashku atyre ju duhet të eksplorojnë potencialin e teknologjisë blockchain dhe aplikimin e saj në sektorin privatë, akademinë dhe komunitet.

Plani i Newsom është në një linjë me urdhrin ekzekutiv të presidentit Amerikan Joe Biden në Mars që shërben si një bazë e qëndrueshme për rregullimin e kriptomonedhave në të ardhmen.

Ende është i paqartë impakti që urdhri ekzekutiv do të kenë në rastin e Kalifornisë sepse ende asnjë masë rregullatorë nuk është implementuar ende por që planet për ta bërë ekzistojnë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni i postës së Anglisë shet kuponë Bitcoin