Lajmet

Hackathon FLOSS Camp, në Shëngjin të Shqipërisë

Publikuar , 10 Korrik 2010
0
Hackathon FLOSS Camp, në Shëngjin të Shqipërisë

Të gjithë ata që janë me dije dhe me përvojë, programer apo krijues, ekspert të kompjuterëve, apo dikush që ka nevojë të mësojë krijimin e një blog të thjeshtë apo thjeshtë që kanë dëshirë të merren me programet e lira dhe me kod të hapur, janë të ftuar të marrin pjesë në këtë takim. Ideja është që përmes këtij takimi të nxitet shkëmbimi, bashkëpunimi dhe njëkohësisht edhe argëtimi në këto fusha.

Gent Thaçi njëri prej anëtarëve të FLOSSK, që është duke u marr me organzimin e takimit në Shëngjin, tha për PCWorld Albanian se takimi do t’i paraprijë konferencave të shtatorit që do të organizohen njëra në Vlorë me 11-12 shtator dhe tjetra në Prishtinë me 25-26 shtator.

“Do të jetë aktivitet i bukur. Do të ketë diskutime për harta, wikipedia natyrisht diskutime për softuer të lirë dhe të hapur, debate për konferencën, e shumëçka tjetër. Në përgjithësi do të jetë shumë “fun”, shkurtë thënë argëtim e mësim” deklaroi Genti.

Të gjithë ata që janë të interesuar për më shumë mund të dërgojnë konfirmimin për të marrë pjesë në konferencë tek [email protected] me emrin, numrin e telefonit, vendin nga po udhëtoni dhe të paraqisni nevojën për mjet udhëtimi me autobus apo jo.  Për më shumë klikoni këtu.

LEXO EDHE:  Ja telefonët me valët celulare më të rrezikshme

Lajmet e fundit>