Softuer

Hajduti i lojërave, paraqitet para gjykatës

Publikuar , 20 Maj 2010
0
Hajduti i lojërave, paraqitet para gjykatës

WBZ ka raportuar se Justin May, 20 vjeçar nga Delaware, ishte pjesëmarrës në panairin PAX EAST 2010 që u mbajt gjatë muajit mars në Boston, me ç’rast i pandehuri ka përdorur laptopin e tij për tu hakuar në një Xbox 360 Test Kit që ishte duke demonstruar Breadh dhe ka shkarkuar kodin.

Breach ishte duke u prezantuar për herë të parë në këtë panair nga Atomic Games, që është një degë e Destineer.

“Breach, dhe motorin ynë i lojës Hydrogen, janë rezultat i investimeve miliona dollarëshe dhe viteve të shumta pune” tha Peter Tamte, president i Atomic Games.

“Do të ishte shumë, shumë e dëmshme nëse Breach do të ishte postuar në internet muaj para se të jetë gati për paraqitje zyrtare”.

Në anën tjetër, Justin May mund të përballet me akuza për vjedhje dhe blerje, shitje apo edhe pranim të sekreteve të vjedhura tregtare.

Nëse ai shpallet fajtor, ai mund të përballet me pesë vite në burg apo me një gjobë prej 25.000 dollarë për akuzën e parë, dhe deri në pesë vite apo gjobë prej 500 dollarë dhe burim deri në dy vite, për akuzën e dytë.

LEXO EDHE:  Evernote në vështirësi financiare, kompania largon 15% të punonjësve

Lajmet e fundit>