Siguri

Hajduti i iPhone, kapet vetëm disa minuta më vonë pas përcjelljes me GPS

Publikuar , 23 Korrik 2010
0
Hajduti i iPhone, kapet vetëm disa minuta më vonë pas përcjelljes me GPS

31 vjeçari mori nga duart celularin nga një punëtorë i një kompanie softuerike i cili po testonte një aplikacion të ri në  San Francisco më herët gjatë kësaj jave. Por personi që duket se grabiti celularin e gabuar pasi që policia arriti ta arrestojë vetëm nëntë minuta më vonë, pasi që celulari iPhone që ai vjedhi e përcolli çdo lëvizje të tij.

Celulari ishte duke u testuar për një aplikacion për përcjellje në kohë reale, që është prodhuar nga Covia Labs, një kompani softuerike me bazë në San Francisco. David Kahn, shefi ekzekutiv i kompanisë tha se ai dërgoi punëtorën e tij 23 vjeçare, emri i së cilës nuk u bë i ditur, për tu shetitur përeth lagjës dhe për të bërë një demonstrim për një klient.

Por gjersa z. Kahn dhe klienti i tij David Fonkalsrud po shikonin një hartë të drejtpërdrejtë të lokacionit të celularit në kompjuterin e tij, ata mbetën të habitur sesa shpejtë po ecte imazhi rrugës tatpjetë.

Policia bëri të ditur se hajduti po ikte me biçikletë. “Ne disi e kuptuam se çfarë po ndodhte, pasi që punëtorja dukej se fillonte të lëviz shumë shpejtë dhe nuk po kthej drejt qendrës” tha z.Kahn për San Jose Mercury News.

“Disa momente më vonë punëtorja  u paraqit në zyre duke thënë  se i ishte vjedhur celulari”. Z. Kahn tha se ai përdori softuerin për të pëcjellë lëvizjet e hajdutit, gjersa në anën tjetër një punëtorë i brendshëm lajmëroi policinë. “Ishte mjaft intersante për të kuptuar se çfarë po ndodhte dhe unë mendohesha nëse ai e ka kuptuar këtë” tha z. Kahn. “Kisha disi një adrenalinë të jashtëzakonshme dhe nëse ai do ta kishte fikur celularin, gjërat do të kishin marrë fund”.

LEXO EDHE:  Siguria e pajisjeve të Huawei më e dobët se e konkurrentëve thonë ekspertët Britanikë

Albie Esparza, një zëdhënëse e policisë së San Francisco tha: “Goxha softuer efektiv. Me plot mend e kam. Krimielët janë njerëz që shfrytëzojnë rastin… por jam e sigurtë se edhe kriminelët do të rrijnë larg kur e din se bëhet fjalë për një pajisje që mund të përcillet”.

Zyrtarë të kompanisë që kanë zhvilluar softuerin kanë hedhur poshtë mundësinë që incidenti ka qenë i improvizuar, e këtë e ka përkrahur edhe analiza e policisë. Por, mënyrë më të mirë për të prezantuar efikasitetin e softuerit para klientit nuk mund të ketë apo jo…

Lajmet e fundit>