Lajmet

Hakerat kanë ndryshuar taktikat e sulmimit

Publikuar , 17 Tetor 2013
0
Hakerat kanë ndryshuar taktikat e sulmimit

The Microsoft logo is seen at their offices in BucharestAkamai, kompani ofruese e shërbimeve teknologjike, është marrë me mbledhjen e të dhënave që prej vitit 2008 dhe për herë të parë këtë vit arriti të zbulonte se Microsoft-DS, e ashtuquajtur Porta 445, nuk përbën më rrugën primare të sulmeve për hakerat.

Këto të dhëna janë publikuar në raportin më të fundit të kompanisë Akamai të quajtur “State of the Internet”.

Aktualisht hakerat kanë si shënjestër përdoruesit në ueb dhe përdorin si kanal sulmi HTTP Port 80 dhe SSL(HTTPS) Port 443. Është mëse e qartë se hakerat kanë ndryshuar taktikat e sulmimit.

Për vite me radhë Microsoft –DS ka qenë porta e preferuar e sulmuesve pasi nëpërmjet saj mund të transferonin materiale të dëmshme në kompjuterë të ndryshëm. Megjithatë, në ditët e sotme ata mendojnë se përdoruesit janë më të ekspozuar ndaj sulmeve në ueb.

Përveç këtij rezultati, Akamai ka mundur të zbulojë se Kina nuk ka qenë qendra e sulmeve të dëmshme në tremujorin e dytë të këtij viti. Këtë herë në vend të parë qëndron Indonezia, e cila ka zotëruar rreth 38% të trafikut total të sulmeve.

Ndërkohë Kina është pozicionuar në vend të dytë (33% të trafikut), ndërsa SHBA qëndron në vend të tretë me një pjesë prej 6.9% të këtij trafiku.

Disa zbulime të tjera të rëndësishme nga Akamai janë:

– Aktualisht ekzistojnë 752 milion adresa IP të versionit të katërt (IPv4) në 242 shtete të ndryshme të botës.

– Shpejtësia mesatare globale e Internetit ka arritur deri në 18.9 Mbps, ndërkohë Hong Kong është klasifikuar si vendi me shpejtësinë mesatare më të lartë 65.1 Mbps (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Zbulohet një teknologji e re për gjetjen e shenjave të gishtërinjve

akamai

Tags >

haker
Lajmet e fundit>