Harduer

Hakerat zbulojnë detajet dhe periudhën e lançimit të smartfonit Xperia Z4

Publikuar , 22 Dhjetor 2014
0
Hakerat zbulojnë detajet dhe periudhën e lançimit të smartfonit Xperia Z4

sony_xperia_z4_sony_pictures_email_leak_gizmodoSulmet e vazhdueshme ndaj kompanisë Sony kanë sjellë si pasojë publikimin e shumë informacioneve konfidenciale të kompanisë online nga hakerat. Ndër to, me anë të e-maileve janë zbuluar dhe detaje të smartfonit Xperia Z4 që kompania pritet të lançojë vitin që vjen.

Në e-mailet e kompanisë u zbuluan dhe disa imazhe të këtij smartfoni. Gjithashtu zyrtarë të kompanisë kanë folur me njeri – tjetrin në postën elektronike se lançimi i Xperia Z4 ka mundësi të ndodhë në periudhën maj-nëntor të vitit të ardhshëm. Në fotot duket se Xperia Z4 ka pak a shumë një dizajn të ngjashëm me smartfonët e tjerë të kësaj serie, por me detaje të vogla të ndryshme. Pritet që ky produkt të jetë i ndërtuar në një pjesë të madhe me xham dhe pasqyra. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook bëhet me logo të re

Lajmet e fundit>