Hakerë të mbështetura nga Koreja e Veriut dhe Rusia kanë vënë në shënjestër organizatat të cilat po punojnë për një vaksinë të koronavirusit tha Microsoft.
Sipas kompanisë grupi Rus “Fancy Bear” dhe grupet Koreane “Zinc” dhe “Cerium” janë përfshirë në sulmet kibernetike. Microsoft ka identifikuar tentativa për të ndërhyrë në sistemet kompjuterike të shtatë kompanive farmaceutike në Kanada, Francë, Indi, Korenë e Jugut dhe SHBA.
Sipas Microsoft hakerët kanë përdorur taktika “brute force” për tu kyçur në llogari duke përdorur miliona kombinime fjalëkalimesh.
Një prej grupeve Koreano-Verior dërgonte e-mail-e të cilat imitonin zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë me qëllim që të mashtronin njerëzit të jepni kredencialet e tyre.
Disa sulmet kanë dështuar e disa prej tyre kanë qenë të suksesshme paralajmëroi Microsoft. Edhe Rusia edhe Koreja e Veriut kanë mohuar përfshirjen në sulme të tilla. /PCWorld Albanian