Blog

Hakerët deshifrojnë verifikimin biometrik të venave të gjakut me një dorë prej dylli

Publikuar , 03 Janar 2019
0
Ndërsa shenjat e gishtërinjve mund të lihen në sipërfaqe të ndryshme. Të venave jo dhe janë konsideruar si më të sigurta. Hakerët deshifrojnë verifikimin biometrik të venave të gjakut me një dorë prej dylli

Verifikimi përmes venave të gjakut, një metodë biometrike sigurie e cila skanon venat në dorën tuaj, është deshifruar.

Duke përdorur një dorë fallco përbërë nga dylli, Jan Krissler dhe Julian Albrecht demonstruan sesi kanë arritur të manipulojnë skanerët e Hitachi dhe Fujitsu.

Krijimi i tyre thonë se përfshin 95% të pajisjeve të këtij tregu. Metoda u demonstrua në Gjerman në konferencën Chaos Communication Congress.

Ndërsa shenjat e gishtërinjve mund të lihen në sipërfaqe të ndryshme. Të venave jo dhe janë konsideruar si më të sigurta.

Por për hulumtuesit nuk përbënte problem të cilët arritën të kopjonin sipërfaqen e venave nga një fotografik e kapur me kamër SLR.

Prej mese 30 ditësh u realizuan testime me 2,500 foto për një dorë e cila mori 15 minuta të ndërtohej.

Verifikimi përmes venave të gjakut nuk është teknologji e përdorur tek smartfonët dhe përdoret zakonisht në ndërtesat e agjencive të inteligjencës.

Në 2013-ën dyshja arriti të kapërcente sigurinë e Apple Touch ID brenda 24 orësh nga debutimi në Gjermani. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy S10 5G del në shitje më 5 Prill

Lajmet e fundit>