Lajmet

Hakerët e AntiSec zbulojnë ID-të e vjedhura të pajisjeve të Apple

Publikuar , 09 Shtator 2012
0
Hakerët e AntiSec zbulojnë ID-të e vjedhura të pajisjeve të Apple

Grupi i hakimit AntiSec thotë që ka zbuluar një varg të më tepër se 1 milion Identifikuesve Unikë të Pajisjeve (UDIDs) të cilët i kanë marrë në FBI.

Grupi thotë që ka më tepër se 12 milionë ID, e poashtu informacione personale si emrat e përdoruesve, emrat e pajisjeve, tokenët lajmërues, numra të telefonëve celularë dhe adresa.

Hakerët bënë një deklaratë me përshkrimin vijues në atë se si ishin marrë të dhënat:

Gjatë javës së dytë të marsit 2012, një notebook Dell Vostro, i përdorur nga Agjenti Special Christopher K. Stangl nga Skuadra e FBI-së për Aksionet Regjionale Kibernetik edhe zyra në Nju Jork e Skuadrës Përgjegjëse për Provat e FBI-së ishte thyer duke përdorur dobësinë AtomicReferenceArray në Java, gjatë një sesioni ku si pasojë ishin shkarkuar disa skedarë nga desktopi, dhe njëri nga ta me emrin ”NCFTA_iOS_devices_intel.csv” dukej të jetë një listë e 12,367,232 pajisjeve iOS të Apple duke përfshirë Identifikuesit Unikë të Pajisjeve (UDID), emrat e përdoruesve, emri i pajisjes, lloji i pajisjes, tokenët, kodet zip, numrat e telefonëve celularë, adresat, etj.

Hapësirat me hollësitë personale që i’u referohen njerëzve paraqiten shumë herë të zbrazëta duke e lënë tërë listën të papërmbushur në shumë pjesë. Asnjë skedar tjetër në follderin e njëjtë përmend për këtë listë ose qëllimin e tij.

Ata publikuan numrat UDID për të tërhequr vëmendje për dyshimet që FBI përdori informacionin për të përgjuar qytetarët.

Sidoqoftë, shumë nga të dhënat personale janë rregulluar, ku hakerët thonë që kanë hapësirë të mjaftueshme për “një sasi të rëndësishme të përdoruesve” për të kërkuar për pajisjet e tyre.

Nëse llogaria e AntiSec për lëshim është e saktë, akronimi NCFTA në emrin e skedarit ka gjasë që t’i referohet Mjekësia Kibernetike Kombëtare Ligjore & Aleanca Trajnuese, një korporatë kjo jofitimprurëse e ekspertëve nga sektori privat dhe publik që hulumtojnë krimet kibernetike. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ata (s)ishin pesë

Lajmet e fundit>