Lajmet

Hakerët e Koresë së Veriut vodhën 400 milionë dollarë kriptomonedha në 2021

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Janar 2022
Sulmet vunë në shënjestër kryesisht firma investimi dhe bursa të decentralizuara. Koreja e Veriut vazhdimisht mohon përfshirjen në sulme. Hakerët e Koresë së Veriut vodhën 400 milionë dollarë kriptomonedha në 2021

Hakerët e Koresë së Veriut kanë vjedhur rreth 400 milionë dollarë në asete dixhitale të paktën në shtatë sulme ndaj platformave të kriptomonedhave vitin e kaluar.

Sipas një raporti të publikuar nga Chainalysis, 2021 ishte një prej viteve më të suksesshme të aktivitetit kriminal kibernetik në vendin komunist Aziatik.

Sulmet vunë në shënjestër kryesisht firma investimi dhe bursa të decentralizuara. Koreja e Veriut vazhdimisht mohon përfshirjen në sulme.

Nga 2021 në 2021, numri i sulmeve nga Koreja e Veriut u rrit me 40%. Hakerët kanë përdorur një numër teknikash nga sulme phishing, tek shfrytëzimi i dobësive të sigurisë për të hakuar portofolë “të nxehtë” kriptomonedhash fondet e të cilave zhvendoseshin në adresa të kontrolluara nga Koreja e Veriut.

Portofolët e “nxehtë” lidhen në internet dhe rrjetin e kriptomonedhave, dhe janë të cënueshëm. Shumë ekspertë rekomandojnë zhvendosjen e pjesës më të madhe të fondeve në portofolë të “ftohtë” që janë të shkëpur nga interneti.

Shumica e sulmeve nga Koreja e Veriut janë realizuar prej Grupit Lazarus që është akuzuar edhe për sulmin me ransomware “WannaCry.” /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hakohet uebsajti shumë popullor për gjurmimin e çmimit të kriptomonedhave