Lajmet

Hakerët e Twitter kanë vjedhur të dhëna

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Korrik 2020
0
Kjo do të thotë se nuk kanë përdorur një simbol blu “tick” për të konfirmuar pronësinë e tyre dhe nuk ishin në mesin e llogarive të profilit të lartë. Hakerët e Twitter kanë vjedhur të dhëna

Pasi konfirmoi se hakerët kanë hyrë në sistemin e brendshëm të rrjetit social Twitter, sulmi nuk përfundoi thjeshtë me publikimin e një mashtrimi në bitcoin në llogaritë e njerzve të famshëm si Barack Obama, Elon Musk, Kanye West dhe Bill Gates.

Twitter zbuloi se ata kanë arritur të vjedhin të dhëna nga tetë llogari të cilat rënë prej e sulmit. Rrjeti social nuk zbuloi identitetet e tyre por tha se asnjë prej tyre nuk ka qenë llogari e verifikuar.

Kjo do të thotë se nuk kanë përdorur një simbol blu “tick” për të konfirmuar pronësinë e tyre dhe nuk ishin në mesin e llogarive të profilit të lartë.

Në total Twitter tha se 130 llogari janë të shënjestruara ku 45 prej tyre hakerët kanë ndryshuar fjalëkalimet.

Hakerët kanë përdorur mjetet e Twitter për të shkarkuar mesazhet private, fotot, videot, kontaktet, vendndodhjet, informacione rreth llogarive të bllokuara, interesat dhe demografitë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Twitter sjell opsionin e shumë kërkuar nga përdoruesit

Tags >

Twitter