Lajmet

Hakerët ende përdorin Stuxnet për të realizuar sulme kibernetike

Publikuar , 21 Prill 2017
0
Microsoft thotë se e ka adresuar këtë problem në 2010-ën, megjithatë sipas firmës së sigurisë Kaspersky Lab ky problem sigurie nuk u përhap asnjëherë masivisht. Hakerët ende përdorin Stuxnet për të realizuar sulme kibernetike Photo Source: IDG

Hakerat kanë përdorur versionet e vjetra të Windows me një problem sigurie i lidhur me viruesin famëkeq Stuxnet për të realizuar sulme kibernetike.

Microsoft thotë se e ka adresuar këtë problem në 2010-ën, megjithatë sipas firmës së sigurisë Kaspersky Lab ky problem sigurie nuk u përhap asnjëherë masivisht.

I njohur si CVE-2010-2568, problem i sigurisë përdorej nga Stuxnet për të ekzekutiv kod në një kompjuter Windows pa dijeni e përdoruesit.

Gjatë viteve 2015-2016, Stuxnet u përdor për të sulmuar 1/4 e përdoruesve të Kaspersky tha firma e sigurisë. Për fat të mirë ajo prek vetëm Windows XP, Windows server 2008 dhe Windows 7.

Edhe pse Microsoft ka adresuar problemin, disa sisteme operative si Windows Server 2003 kanë ngelur vulnerabël sepse Microsoft nuk i mbështeste në kohën kur u zbulua Stuxnet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Laptopët e rinj Apple kanë procesorë më të shpejtë dhe tastiera më cilësore

Lajmet e fundit>