Blog

Hakerët godasin The Wall Street Journal në mbështetje të PewDiePie

Publikuar , 18 Dhjetor 2018
0
Sulmi i fundit është në përgjigje të një artikulli të Wall Street Journal i cili vinte në dukje gjuhën anti-semite të Felix Kjellberg, i cili njihet edhe si PewDiePie. Hakerët godasin The Wall Street Journal në mbështetje të PewDiePie

Mëngjesin e së Martës hakerët goditën The Wall Street Journal duke postuar një shkrim të rremë i cili kërkonte falje PewDiePie.

Hakerët kishte publikuar një shkrimi i cili kërkon falje PewDiePie për keqinterpretimin YouTuberit nga gazetarët e The Wall Street Journal.

Media Amerikane menjëherë hoqi shkrimin dhe kishte filluar hetimin e ngjarjes.

Muajin e kaluar një hakerë tjetër mori nën kontroll mijëra printerë në mbarë botën duke i detyruar të printojnë mesazhe të cilat kërkonin nga njerëzit të abonoheshin tek kanali në Youtube i PewDiePie.

Sulmi i fundit është në përgjigje të një artikulli të Wall Street Journal që vinte në dukje gjuhën anti-semite të Felix Kjellberg, i cili njihet edhe si PewDiePie.

Kanali i tij ka hyrë në një betejë me kanalin tjetër T-Series për numrin më të lartë të abonentëve në YouTube. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Cilët janë uebsajtet më të vizituara në gjithë botën?

Lajmet e fundit>