Lajmet

Hakerët hakojnë Mailchimp, e përdorin për sulme phishing

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Prill 2022
Hakerët mashtruan kujdesin e klientit të Mailchimp duke marrë prej tyre kredencialet dhe më pas kyçur në mjetet e brendshme të kompanisë për të dërguar e-maile. Hakerët hakojnë Mailchimp, e përdorin për sulme phishing

Hakerët përdorën mjetet e Mailchimp për të shënjestruar konsumatorët nga një total prej 102 përdoruesish përfshirë harduerin e kriptomonedhave Trezor.

Përdoruesit e Trezor gjatë fundjavës morën e-mail duke pretenduar se llogaritë e tyre janë kompromentuar. E-maili përmban një link për tek një version i përditësuar i Trezor Suite që në fakt ishte një uebsajt phishing.

Trezor konfirmoi se e-mail-et ishin pjesë e një fushate të sofistikuar phishing nga aktorë të cilët kishin kompromentuar databazën e buletinit të Mailchimp.

Të njëjtën konfirmoi edhe ekipi i sigurisë së Mailchimp dhe sulmuesit kishte fituar akses përmes taktikave të inxhinierisë sociale ndaj punonjësve të Mailchimp.

Me pak fjalë hakerët mashtruan kujdesin e klientit të Mailchimp duke marrë prej tyre kredencialet dhe më pas kyçur në mjetet e brendshme të kompanisë për të dërguar e-maile.

Hakerët fituan akses në të dhënat e 102 klientëve të Mailchimp. Decentraland, platforma e shfletuesit të metaverse, konfirmoi se kishte rënë viktimë e bulenit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung heq reklamat nga aplikacionet Pay, Weather, Theme dhe Health