Siguri

Hakerët infiltrojnë Ministrinë e Financave të Francës

Publikuar , 08 Mars 2011
0
Hakerët infiltrojnë Ministrinë e Financave të Francës

Përgatitësit e sulmit mbeten të panjohur, por hetuesit duket se kanë gjetur një pistë të re të hetimeve të cilën ende janë duke e definuar dhe mesa duket do t’i dërgojë në Kinë. Sipas asaj që është arritur të kuptohet deri më tani sulmi ka pasur si synim qasjen në dokumentet e Francës të cilat theksojnë planet ekonomike të këtij shteti dhe të grupit ekonomik G20.

Sulmi ishte raportuar nga Paris Match, dhe më pas është konfirmuar edhe nga Ministri i Buxhetit të Francës, Fraçois Baroin. Ai ka qartësuar se shënimet personale të taksave nuk janë qasur nga sulmi.

Në nëntor të vitit të kaluar, punëtorët e ministrisë kishin pranuar disa e-mail me shtojca që përmbanin trojan. Kur ata lëshoheshin kompjuterët e tyre infektoheshin dhe më pas infektimi shpërndahej në rrjetin e ministrisë. Sulmi dhe këto e-mail mesazhe ishte përshkruar si cak i qëllimshëm dhe jo i rëndomtë. Sulmi ka ndodhur në një ditë kur po mbahet takimi i grupit ekonomik G20 të cilët kanë shprehur shqetësimet në lidhje me sulmet që ndodhën.

Sulme të këtilla ka pasur edhe kundër Departamentit të Financave dhe të Thesarit të Kanadasë, gjatë muajit janar. Sikurse në rastin e Francës, teknikat ishin të ngjashme dhe të dhënat për sulmin dërguan një pistë hetimi në Kinë.

Sulmet e këtilla cilësohen si probleme unike të sigurisë, edhe pse ato janë të përhapura në mas të vogël ato janë mjaft të vështira për t’u mbrojtur me sukses. Softueri i zakonshëm anti-virus është joefektiv ndaj këtij lloji të malware, sepse prodhuesit e antiviruseve prodhojnë vetëm shënime për ato copa të malware që janë përpunuar dhe analizuar prej tyre. Ky nuk është problem për sulme në masë, por është vështirë për tu luftuar kur një trojan dërgohet vetëm tek disa njerëz që punojnë në një organizatë apo kompani. Kur kombinohet me lëshime të sigurisë – siç ishte rasti me përdorimin e Stuxnet dhe me sulmin Aurora kundër Google në vitin 2009 – ato mund të jenë ekstrem efektive dhe të vështira për tu parandaluar.  /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Disa telefonë Nokia kanë dërguar të dhëna sensitive në Kinë

Lajmet e fundit>