Lajmet

Hakerët kanë goditur me sulme rreth COVID-19 çdo vend të botës

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Prill 2020
0
Përtej kërkimit të Microsoft këta aktorë të këqij po përfitojnë nga COVID-19 edhe në mënyra tjera si sulmi i video konferencave në Zoom. Hakerët kanë goditur me sulme rreth COVID-19 çdo vend të botës

Hakerët kanë realizuar sulme kibernetike të cilat përdornin koronavirusin në 241 shtete sipas një kërkimi të Microsoft.

“Çdo vend i botës ka parë të paktën një sulm kibernetik duke përdorur koronavirusin,” tha gjigant i softuerit.

Sulmet janë realizuar kryesisht përmes e-mail-ve phishing dhe kanë shënjestruar kryesisht vende të cilat po e përjetojnë më ashpër pandeminë.

Microsoft Threat Protection, suita e sigurisë kibernetike të Microsoft, ka zbuluar mëse 60,000 e-mail-e që flisni për COVID-19.

Përtej kërkimit të Microsoft këta aktorë të këqij po përfitojnë nga COVID-19 edhe në mënyra tjera si sulmi i video konferencave në Zoom.

Gjithashtu vlen të theksohet se sulmet kibernetike nga hakerët Kinezë kanë rënë gjatë kohës izolimit sepse nuk punonin dot nga shtëpitë e tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram sjell funksionin që të gjithë e kemi pritur aq shumë