Blog

Hakerët kanë shtënë në duar një film të Disney, kërkojnë para për mos publikimin e tij

Publikuar , 16 Maj 2017
0
Hakerët kanë kërkuar nga kompania para në Bitcoin e nëse Disney nuk ofron një zgjidhje atëherë do ta publikojnë filmin në seri 20 minutëshe. Hakerët kanë shtënë në duar një film të Disney, kërkojnë para për mos publikimin e tij Photo Source: CNBC

Hakerët pretendojnë se kanë vjedhur një film të Disney dhe kërkojnë para për ta mos publikuar atë online tha CEO i kompanisë Bob Iger.

Iger bëri këtë koment për mediat gjatë një takimi në Nju Jork. Emri i filmit nuk u zbulua e as kërkesat e hakerave. Aktualisht studioja ka dy titujt në prodhim për këtë verë: “Piratët e Karaibeve: Të vdekurit nuk tregojnë Përralla” dhe “Makinat 3.”

Hakerët kanë kërkuar nga kompania para në Bitcoin e nëse Disney nuk ofron një zgjidhje atëherë do ta publikojnë filmin në seri 20 minutëshe.

Ky lajm erdhi pas një tjetër raportimi se hakerët kishin vjedhur 10 episode të “Range is the New Black” nga Netflix. Ato i publikuan seritë pasi Netflix refuzoi të paguante. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iPhone i 2019 do të ketë një teknologji që Galaxy S10 e ofron tashmë

Lajmet e fundit>