Siguri

Hakerët Kinez sulmojnë Odën Ekonomike Amerikane

Publikuar , 21 Dhjetor 2011
0
Hakerët Kinez sulmojnë Odën Ekonomike Amerikane

The Journal, duke cituar njerëz të paidentifikuar por të afërt me rastin, raportoi operacionet kundër grupit biznesor amerikan lobues ku janë përfshirë 300 adresa të internetit dhe janë zbuluar dhe fikuar në maj të vitit 2010.

Gazeta ka raportuar se nuk është ditur shumë në lidhje me atë sesa informacione janë parë prej hakerëve apo kush mund të ketë pasur qasje në rrjet për më shumë se një vit para se të zbulohej. Sipas burimit të gazetës, grupi prapa thyerjes dyshohet se ka lidhje me Qeverinë Kineze. FBI ka informuar Odën Ekonomike se serverët e saj në Kinë janë duke rrjedhur informacione. 

Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme i Kinës, Liu Weimin hodhi poshtë raportin: “Nuk ka asgjë për të thenë në lidhje me këtë” tha ai për një gazetë në pekin. “Ligjet kineze nuk lejojnë hakerizimit”.

Oda Ekonomike ka të punësuar 450 persona dhe përfaqëson interesat biznesore në Kongres, duke përfshirë shumicën e korporatave më të mëdha në SHBA. Gazeta ka raportuar se email me emra të kompanive dhe njerëzve kyç në Odë Ekonomike janë shpalosur, dhe përveç kësaj ka pasur qasje në dokumente të politikave tregtare, shënime prej takimeve, raporte udhëtimesh dhe orare. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Gazetaret femra në Ballkan përballen me abuzime online

Lajmet e fundit>