Lajmet

Hakerët krijojnë kopje të Zoom, Microsoft Teams dhe Google Meet

Nga: PCWorld
Publikuar , 13 Maj 2020
0
Gjatë kësaj periudhe hakerët kanë dërguar e-mail pafund që dukej sikur vinin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë me skedarë të bashkëngjitur që ishin të infektuar. Hakerët krijojnë kopje të Zoom, Microsoft Teams dhe Google Meet

Hakerët janë duke regjistruar domaine të cilat janë të ngjashme me ato të Zoom, Microsoft Teams dhe Google Meet sipas një raporti nga firma hulumtuese Check Point Research.

Këto aplikacione dhe platforma shpërthyen në popullaritet gjatë izolimit të Covid-19 dhe domainet e regjistruara nga hakerët mund të përdoren si lidhje dhe uebsajte zyrtare duke mashtruar njerëzit në shkarkimin e viruseve kompjuterike ose duke u dhënë aksidentalisht informacione personale.

Në tre javët e fundit janë regjistruar plot 2,449 domaine me emrin e Zoom ku 32 prej tyre kanë qëllime të këqija dhe 320 janë të dyshimta. Në një rast hakerët dërguan e-maile phishing që ngjante sikur vinte nga Microsoft Teams por që në fakt ishte i dëmshëm dhe shkarkonte maluerë në kompjuter.

Gjatë kësaj periudhe hakerët kanë dërguar e-mail pafund që dukej sikur vinin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë me skedarë të bashkëngjitur që ishin të infektuar.

Raporti i Check Point nxori në pah edhe e-maile të cilat kërkonin donacione në emër të OBSH dhe Kombeve të Bashkuara. Gjatë një javë në mesin e muajit Prill janë dërguar 18 milionë maluerë dhe e-maile phishing në ditë.

Manipulime të tilla janë bërë aq të zakonshme dhe të përhapura saqë OBSH i ka dedikuar një faqe të plotë me informacion rreth mashtruesve dhe hakerëve të Covid-19. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Libra nuk do të jetë e disponueshme derisa autoritetet të jenë kënaqura tha Facebook