Lajmet

Hakerët marrin nën kontroll një llogari të Google në Twitter, promovojnë një skemë mashtrimi me Bitcoin

Nov 14 2018
0 Shpërndarje
Nuk dihet për sa kohë cicërima ka qëndruar në profilin e G Suite por sipas raportimeve jo më shumë sesa 11 minuta. Hakerët marrin nën kontroll një llogari të Google në Twitter, promovojnë një skemë mashtrimi me Bitcoin

Rrjeti social Twitter është përfshirë nga disa hakime në orët e fundit ku hakerët në një rast kanë penetruar adresën zyrtare të Google për të promovuar një mashtrim me Bitcoin.

Llogaria e zyrtare e G Suite në Twitter publikoi mesazhin e paraqitur në foton më poshtë për 800,000 ndjekësit e saj.

Nuk dihet për sa kohë cicërima ka qëndruar në profilin e G Suite por sipas raportimeve jo më shumë sesa 11 minuta.

Google ende nuk ka mbajtur qëndrim lidhur me ngjarjen.

Gjatë ditës së djeshme gjigandi Amerikan Target gjithashtu ra pre e sulmit ku në profilin e tyre u publikuar një mashtrim i ngjashëm i cili qëndroi live për mëse gjysmë ore.

Google i bashkohet listës së gjatë të viktimave si kompani, politikanë dhe llogari qeveritare të cilat nën kontroll nga hakerët kanë promovuar skema mashtrimi me bitcoin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>