Lajmet

Hakerët mashtrojnë përdoruesit duke ndryshuar numrat e kontaktit të bizneseve dhe bankave në Google

Nov 26 2018
0 Shpërndarje
Zakonisht kur kërkoni për një biznes në Google, motori i kërkimit tregon një kartë me informacionet kyçe rreth tij. Hakerët mashtrojnë përdoruesit duke ndryshuar numrat e kontaktit të bizneseve dhe bankave në Google

Hakerat kanë gjetur një mënyrë të re dhe shumë të zgjuar për të vjelur para nga përdoruesit e zakonshëm në internet.

Duke përfituar nga një “problem” i Google Maps nëse mund ta quajmë të tillë, ata kanë arritur të ndryshojnë numrat e kontaktit të disa filialeve bankare në Indi.

I raportuar nga një zhvillues i Microsoft, ky mashtrim inovativ thuhet se ka prekur biznese të shumta të listuara në Google.

Zakonisht kur kërkoni për një biznes në Google, motori i kërkimit tregon një kartë me informacionet kyçe rreth tij.

Kjo kartë përmban detaje si adresa, oraret e punës dhe një numër telefoni për ti telefonuar direkt nga shfletuesi.

Në rastin e zhvilluesit të Microsoft, një kushëri i tij kishte rënë prej e sulmit. Pas një problemi me një transaksione bankar, ai kishte kërkuar në Google filialin e bankës së tij dhe telefonuar numrin e shfaqur në kartën e Google.

Në telefon u shfaq një person i cili kërkonte për numrin e kartës dhe CVV. Duke i besuar hakerit ai humbi paratë që kishte në llogari.

Pas një hetimi më të gjërë u mësua se ky numër telefoni ishte vendosur në disa filiale në atë zonë. Kjo sepse në Google është shumë e thjeshtë të editoni informacionet e një biznesi.

Kushdo do të kishte rënë pre e një mashtrimi të tillë sepse problemi nuk qëndron tek njerëzit që bien pre sado të njohur të jenë me teknologjinë por me mënyrën e Google sesi përditëson të dhënat në Google Maps.

Prandaj mendohuni dyherë përpara se të besoni çdo informacion të listuara në Google. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>