Siguri

Hakerët nga Kosova sulmojnë ueb faqen e RadioTelevizionit të Serbisë

Publikuar , 02 Korrik 2010
0
Hakerët nga Kosova sulmojnë ueb faqen e RadioTelevizionit të Serbisë

Hakerët nga Kosova kanë sulmuar gjatë ditës së premte uebfaqen e Radiotelevizionit të Serbisë, duke e shënuar në të lajmin kryesor “Kosovo is Independent” (Kosova është e pavarur), ka njoftuar B92. Hakerët nga Kosova kanë lënë mbishkrimin identifikues, “LiMi’HacK Republic of Kosova”

“Në porositë që kanë lënë hakerët thuhet se Kosova është e lirë dhe e pavarur dhe se nuk ka nevojë të mbahen protesta, pas të cilave faji u hidhet shqiptarëve. Në porosi thuhet se serbët i ngjasojnë presidentit të dikurshëm Slobodan Milosheviq”, ka raportuar ky medium.

Sipas B92 administratorët e RTS-së ia kanë dalë që ta rikthejnë kontrollin mbi ueb-faqe brenda pesë minutash, kurse redaktori i faqes së RTS-së, Lubisha Obradoviç ka thënë se kanë pasur diku rreth 20 minuta probleme me faqen e tyre, por më pas ka shtuar se çdo gjë është vënë nën kontroll.

LEXO EDHE:  WhatsApp rregullon një problem serioz sigurie

Lajmet e fundit>