Lajmet

Hakerët po përdorin ChatGPT për të krijuar maluerë

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Janar 2023
Check Point Research paralajmëroi publikun në rrjetin social Twitter duke thënë se “Abuzimi me ChatGPT nuk është më një teori.” Hakerët po përdorin ChatGPT për të krijuar maluerë Photo Source: Image Credit: Suttipun/Shutterstock.com

ChatGPT i OpenAI po përdoret nga kriminelët kibernetikë për të shkruar maluerë dhe përmirësuar operacionet e tyre.

Ekspertët e sigurisë kibernetike nga Check Point Research kanë gjetur hakerë duke përdorur robotin e komunikimit ChatGPT për të shkruar kode të dëmshme dhe përmirësuar operacionet e tre të krimit kibernetik.

Lançuar më 30 Nëntor 2022, roboti i komunikimit të OpenAI mund të ndërveprojë me përdoruesit dhe të bashkëbisedojë me ta ndërsa nuk u desh shumë kohë që kriminelët kibernetikë të fillojnë të abuzojnë me këtë mjet të inteligjencës artificiale.

Check Point Research paralajmëroi publikun në rrjetin social Twitter duke thënë se “Abuzimi me ChatGPT nuk është më një teori.”

Firma e sigurisë kibernetike shpjegoi sesi një postim në një forum hakerësh me titull “ChatGPT – Përfitimet e Maluerëve” tregonte eksperimente me ChatGPT në rikrijimin e maluerëve.

Pasi analizoi skriptin e maluerit paraqitur në një forum hakerësh, ky kod i shkruar një Python kërkon për të dhëna, i kopjonte një një direktori, krijonte një ZIP dhe më pas i ngarkonte në një server FTP.

CheckPoint tha se të dhënat nuk enkriptoheshin por ngarkoheshin në mënyrë të pasigurte duke theksuar se mund të bien edhe në duar të tjera gjatë këtij procesi.

Një diskutim tjetër u gjet nga CheckPoint me titull “Abuzimi me ChatGPT për të krijuar skripte për tregjet e zeza.” Autori shpjegonte sesa thjeshtë ishte të krijohej një treg i zi duke përdorur ChatGPT.

/PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft integron ChatGPT në Teams