Siguri

Hakerët publikojnë mijëra emaila dhe fjalëkalime

Publikuar , 31 Dhjetor 2011
0
Hakerët publikojnë mijëra emaila dhe fjalëkalime

Listat, të cilat ishin publikuar në internet gjatë pjesës së fundit të ditës së enjte, përfshinin informacione për njerëzit duke përfshirë zëvendës presidentin amerikan, Dan Quayle, ish-kryetari i Sekretarisë së Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Henry Kissinger dhe ish-drejtori i CIA-s, Jim Woolsey. Ata nuk dhanë komente për këtë.

Listat përfshinin informata të njerëzve të shumtë që punojnë për ndërmarrje të mëdha, ushtrinë amerikane dhe kontraktuesve kryesorë të mbrojtjes – të cilat sulmuesit do të mund t’i përdornin për t’i shënjestruar me emaila për spam.

Një grup nga Anonymous gjatë javës së kaluar kanë bërë të ditur që kanë hakuar ndërmarrje e njohur si Stratfor dhe dyshohet që kjo ndërmarrje është hije e CIA-s sepse i përmbledh inteligjencën e paklasifikuar në krizat ndërkombëtare.

Hakerët kanë premtuar që lëshimi i të dhënave të vjedhura do të mund të shkaktonte “kërdi”. Një zëdhënës nga grupi përgjatë rrjetit Twitter tha që emailat që pritet të publikohen do të tregojnë që “Stratfor nuk është ‘ndërmarrja e dëmshme’ ashtu siç provon ta paraqes veten”./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Qyteti i dytë në SHBA që paguan mijëra dollarë hakerave pas sulmit me ransomware

Lajmet e fundit>