Lajmet

Hakerët publikojnë të dhënat e qindrave politikanëve Gjermanë

Publikuar , 04 Janar 2019
0
Të gjitha partitë kryesore në Gjermani u prekën me përjashtim të së djathtës ekstreme AfD. Hakerët publikojnë të dhënat e qindrave politikanëve Gjermanë Photo Source: M. Haddenhorst, Picture Alliance

Hakerët kanë postuar të dhënat e qindra politikanëve Gjermanë të partive kryesore.

Këto të dhëna përmbajnë karta krediti dhe numra telefonit raportoi RBB Inforadio.

Të dhënat, publikuar nga hakerët me një llogari në Twitter, kishin edhe adresa, letra personale, kopje të kartave të identitetit.

Të gjitha partitë kryesore në Gjermani u prekën me përjashtim të së djathtës ekstreme AfD.

Identiteti i hakerëve mbetet i paditur ashtu edhe motivet e tyre.

Besohet se pjesa më e madhe e dokumenteve të publikuara nga hakerët nuk konsiderohen sensitive.

Llogaria në Twitter e përshkruan vetveten si hulumtues sigurie, artist dhe humorist.

Raportohet se ajo i përket një individi në qytetin e Hamburgut. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rusia bllokon aplikacionin Telegram

Lajmet e fundit>