Lajmet

Hakerët Rusë kanë arritur të modifikojnë Chrome dhe Firefox

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Tetor 2019
0
Ekipi në fillim ka infektuar sistemet me një trojan të cilin e përdor për të modifikuar shfletuesit duke instaluar një certifikatë të hakerëve dhe injektuar sistemin e lidhjeve TLS. Hakerët Rusë kanë arritur të modifikojnë Chrome dhe Firefox

Shumë hakerë nuk prekin shfletuesit përtej shfrytëzimit të dobësive të tyre të sigurisë por një grup shkoi më tutje.

Kaspersky detajoi përpjekjet e një grupi Rus hakerësh quajtur Turla të cilët kanë arritur të modifikojnë Chome dhe Firefox për të gjurmuar trafikun e enkriptuar TLS të uebit.

Ekipi në fillim ka infektuar sistemet me një trojan të cilin e përdor për të modifikuar shfletuesit duke instaluar një certifikatë të hakerëve dhe injektuar sistemin e lidhjeve TLS.

Kështu ata mund të gjurmonin çdo veprim të TLS dhe gjurmuar në mënyrë aktive trafikun. Pse e kanë bërë këtë mbetet e paqartë. Kjo sepse hakerët mund të identifikohen lehtësisht e madje edhe motivet e tyre.

Turla besohet se punon nën mbikëqyrjen e qeverisë Ruse dhe objektivat e parë kanë qenë në Rusi dhe Bjellorusi.

Grupi është aq i sofistikuar saqë ka kompromentuar ofruesit e internetit në Evropën Lindore. Përpjekja e fundit mund të jetë bërë në drejtim të disidentëve dhe kundërshtarëve politikë duke përdorur një metodë e cila ndalohet me vështirësi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çekia fajëson Rusinë për sulme kibernetike

Lajmet e fundit>