Lajmet

Hakerët Rusë kanë sulmuar hulumtuesit e vaksinës së koronavirusit

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Korrik 2020
0
Zyrtarët Britanikë nuk treguan nëse sulmet kanë qenë të suksesshme dhe kompromentuar sekrete mjekësore. Megjithatë thanë se kërkimet rreth vaksinës nuk janë kompromentuar. Hakerët Rusë kanë sulmuar hulumtuesit e vaksinës së koronavirusit

Hakerë shtetërorë Rus kanë vënë në shënjestër organizata në Britani, SHBA dhe Kanada të përfshira në zhvillimin e një vaksine për koronavirusin sipas zyrtarëve të lartë Britanikë.

Qendra Britanike për Sigurinë Kibernetike tha se kompanitë farmaceutike dhe grupet e hulumtuesve janë vënë në shënjestër të APT29 i cili thuhet se ka lidhje të ngushta me Kremlinin.

Zyrtarët Britanikë nuk treguan nëse sulmet kanë qenë të suksesshme dhe kompromentuar sekrete mjekësore. Megjithatë thanë se kërkimet rreth vaksinës nuk janë kompromentuar.

Britania është në ballë të përpjekjeve për prodhimin e një vaksine të koronavirusit ku janë përfshirë shkencëtarë e hulumtues të Universitetit të Oksfordit dhe Kolegjit Imperial të Londrës.

Është rast i radhë që autoritetet Britanike të dalin haptazi dhe të akuzojnë një vend tjetër si pjesë e një skeme të koordinuar sulmesh kibernetike. Por sipas autoriteteve ata kanë bashkëpunuar ngushtë me autoritetet Amerikane dhe Kanadeze.

Grupi i hakërreve APT29 ka qenë aktivë prej vitesh dhe njihet në komunitetin e hakëreve si Cozy Bear ose Dukët. I njëjti grupi përflitet se ka ndërhyrë në zgjedhjet Amerikane të 2016-ës dhe raportohet se është nën kontrollin e Shërbimit Rus të Inteligjencës FSB. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Institucionet në Maqedoninë e Veriut pre e sulmeve kibernetike