Siguri

Hakerët Serb i kundërpërgjigjen sulmit të hakerëve nga Kosova

Publikuar , 03 Korrik 2010
0
Hakerët Serb i kundërpërgjigjen sulmit të hakerëve nga Kosova

Në faqen www.minfin.gov.al, kur më përpara jepeshin informacionet e fundit të aktiviteteve që kryente kjo ministri, në orën 13:05 minuta ishte një fushë e bardhë me një mbishkrim të hakerëve serbë ku lexohet se “Kosova është pjesë e Serbisë” dhe se “faqja është sulmuar nga forcat e hakerëve serbë”.

Sulmi i hakerëve serbë duket se është një kundërpërgjigje ndaj sulmit që hakerët kosovarë i kishin bërë faqes online të radiotelevizionit serb gjatës së djeshme.
 
Programerët e ueb-faqeve thonë se faqja e ministrisë është mbështetur në një skript falas, versioni i të cilës nuk është përditësuar që nga fundi i vitit 2004, çka ka bërë më të lehtë sulmin e hakerëve serbë.

Ueb faqja e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave ende është jashtë funksionit, por mbishkrimi i hakerëve është larguar.

Nën moton e kryeministrit “Shqipëria Digitale” hakerat serbë duket se nuk e kanë shumë të vështirë të sulmojnë faqet zyrtare të institucioneve shtetërore kryesore si ajo ministrisë së Financave apo dhe sulmi i faqes zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi më 3 mars 2010. Sulmet e hakerave serbë dëshmojnë qartë domosdoshmërinë e reformës së mirëfilltë në fushën e informatikës ku faqe të rëndësishme të administrohen nga njerëz profesionistë.

Nga një vëzhgim i shpejtë i ekspertëve të programimit të faqeve online, website i Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, i Ministrisë së Punëve dhe e Çështjeve Sociale, i Ministrisë së Bujqësisë dhe i Ministrisë së Mjedisit janë ndërtuar me skripta falas, madje faqja e Ministrisë së Arsimit, përditësohet në mënyrë statike, një proçes mjaft i vjetër në kohë për fushën e informatikës.

Përkundrazi një kujdes të veçantë i është kushtuar faqeve kryesore të cilat kanë dhe impaktin e parë kryesor me botën jashtme. Të ndërtuara në mënyrë profesionale janë faqja e Kryeministrisë e Ministrisë së Jashtme, e Ministrisë së Integrimit, e Ministrisë së Transportit, e Ministrisë së Kulturës dhe e Ministrisë së Shëndetit.

LEXO EDHE:  Policia Franceze rrezoi një botnet masiv kriptomonedhash dhe vrau 850,000 infektime në distancë

Më 12 maj Kryeministri vendosi dhe hapjen e katër fakulteteve për përgatitjen e specialistëve në fushën e Teknologjisë Informatike.

Lajmet e fundit>