Siguri

Hakerët serb përfitojnë “përkohësisht” qasje në serverin e kompanisë Kujtesa

Publikuar , 06 Tetor 2011
0
Hakerët serb përfitojnë “përkohësisht” qasje në serverin e kompanisë Kujtesa

Ueb faqet e njohura si kujtesa.com, devollicompany.com,  zeropozitive.com, tango-juice.com e të tjera kanë rënë pre e sulmeve të hakerëve të cilët si zakonisht kanë vendosur fjali nacionaliste dhe disa emra të hakerëve, si t0r3x, dhe një llogari për në Twitter. Kjo llogari në Twitter ka postuar disa përditësime në lidhje me ueb faqet e sulmuara dhe të prekura nga kjo lloj fushate virtuale.

Sipas asaj që shihet në ueb faqet e sulmuara, hakerët janë të njëjtit dhe kanë përdorur të njëjtat shprehje ndërsa në fund thuhet “To be countinued”.  Kjo nuk është hera e parë që Kujtesa është sulmuar nga hakerët sepse ueb faqja e tyre ishte sulmuar edhe në mars të vitit 2010, në një fushat të fqinjëve për të rrëzuar ueb faqet e Kosovës. 

Në mes tjerash aty është edhe një cicërim që tregon ueb faqen e misionit të EULEX’it në Kosovë si të hakuar, dhe në mes tjerash të mbishkruar e një mesazh ku thuhet se “kjo është një shprehje pakënaqësie ndaj “pretendimeve” të qëndrimit neutral, e në anën tjetër EULEX po favorizon anën shqiptare.”

Në këto momente kur po postohet artikulli online shumica prej faqeve janë rregulluar dhe pothuajse janë gati për funksionim të rregullt. Megjithatë, rasti i fundit nuk është aspak shenjë e mirë për kompaninë Kujtesa, veçanërisht kur hakerët serb arritën që të ridrejtojnë tërë trafikun e ueb faqeve që janë të hostuara në njërin prej ISP’ve më të mirë në Kosovë.

LEXO EDHE:  Sulmet kibernetike, Kosova shënjestër e hakerëve Serbë dhe Rusë

Lajmet e fundit>