Siguri

Hakerët shqiptar po fitojnë!

Publikuar , 12 Tetor 2011
0
Hakerët shqiptar po fitojnë!

Hakerët shqiptarë në kohën më të re kanë thyer faqet e komunës Savski Venac në Beograd, RRA, Agjencisë për energjetikë e të tjera.Sipas Cvjetiçan, hakerët shqiptarë thonë se do të vazhdojnë me këto sulme gjithnjë derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 janë thyer gjashtë deri në shtatë mijë sajte serbe. Më aktivet nga këto grupe janë HBSH (Hakerët e Bashkuar Shqiptarë) EHT (Ekpi i Hakerëve të Tetovës) HACKED… etj.

“Ueb faqe serbe janë shënjestra jonë dhe aksioni ynë nuk do të ndalet kurrë”, kishin shkruar shqiptarët kohë më parë kur sulmuan një faqe komunale të Beogradit.

E për këtë skenar flasin edhe media serbe të cilat thonë se gjatë sulmeve vendoset stema anti-shqiptare, mesazhi se Kosova është e pavarur, nënshkrimi i grupit dhe sqarimi se bëhet fjalë për një betejë virtuale. 

Ndoshta këto shkrimet të medieve serbe janë thjeshtë pjesë e falsifikimeve të tyre të vazhdueshme për tu paraqitur si viktima, ashtu siç e kanë zakon për vite e shekuj me radhë. Megjithatë kjo betejë virtuale është e dukshme dhe shpesh herë preken edhe ueb faqe me rëndësi shtetërore në këtë mes. 

Ndërsa në kthim vetëm gjatë kësaj jave disa dhjetëra ueb faqe shqiptare kanë rënë pre e sulmeve serbe, ndër to ueb faqet e disa Ministrive, Kuvendit të Kosovës e gjithashtu edhe të EULEX’it. Përveç kësaj cak kanë qenë edhe serverët e dy prej ISP’ve kryesor në vend, IPKO dhe Kujtesa. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Nokia thotë se telefonët e saj kanë dërguar gabimisht informacione në Kinë

Lajmet e fundit>