Lajmet

Hakerët sulmojnë EasyJet, vjedhin informacionet e 9 milionë udhëtarëve

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Maj 2020
0
Firma tha se ka arritur të njoftojë vetëm ata përdorues kartat e të cilëve janë vjedhur në fillim të muajit Prill. Hakerët sulmojnë EasyJet, vjedhin informacionet e 9 milionë udhëtarëve

EasyJet pranoi ditën e Marte se ka rënë pre e një sulmi kibernetik të sofistikuar ku janë prekur afro 9 milionë konsumatorë.

Adresat e e-mail-it dhe detajet e udhëtimit janë vjedhur ndërsa 2,208 konsumatorëve u janë aksesuar detajet e kartave të kreditit.

Firma ka informuar autoritetet Britanike ku ka edhe zyrat qendrore si dhe ka nisur hetimet e sulmit kibernetik. EasyJet u vu në dijeni të një sulmi në Janar.

Firma tha se ka arritur të njoftojë vetëm ata përdorues kartat e të cilëve janë vjedhur në fillim të muajit Prill.

Gjithashtu ka vendosur të bëjë lajmin publik që të njoftojë 9 milionë konsumatorë adresat e e-mail-it të të cilëve janë ekspozuar. Sulmi mendohet të jetë realizuar me metoda phishing.

Çdo ditë Google thotë se bllokon mëse 100 milionë e-mail-e phishing në Gmail. Sulmi vjen në një kohë kur njerëzit po anulojnë fluturimet për shkak të paqartësisë së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Kjo pandemi ka bllokuar pjesën më të mëdha të fluturimeve në mbarë botën duke vënë kompanitë ajrore në vështirësi financiare. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Si mund ta masim ekonominë dixhitale?