Lajmet

Hakerët sulmojnë faqen e një konference në Arabinë Saudite si kundërpërgjigje për vrasjen e gazetarit Khashoggi

Publikuar , 23 Tetor 2018
0
Pamjet nga ueb faqja e hakuar, shfaqin mesazhin “Regjimi saudit është njëri nga burimet e financimit të terrorizmit në botë”, ndërkohë që apelohet për sanksione ndaj regjimit saudit. Hakerët sulmojnë faqen e një konference në Arabinë Saudite si kundërpërgjigje për vrasjen e gazetarit Khashoggi

Hakerët kanë sulmuar ueb faqen e konferencës ndërkombëtare të investimeve, e cila do të mbahet në Arabinë Saudite, nën organizim të princit të kurorës, Mohammed bin Salman, i cili është shfaqur duke qëndruar në këmbë me një shpatë në duar, ndërkohë që para tij qëndron gazetari i vrarë, Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).

E quajtur “Davos në shkretëtirë”, e planifikuar për datat 23-25 ​​tetor, konferenca është një përpjekje e princit saudit për të diversifikuar ekonominë e vendit të bazuar në naftë.

Megjithatë, planet e tij u prishën si rrjedhojë e polemikave globale rreth vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në konsullatën saudite në Stamboll.

Pamjet nga ueb faqja e hakuar, shfaqin mesazhin “Regjimi saudit është njëri nga burimet e financimit të terrorizmit në botë”, ndërkohë që apelohet për sanksione ndaj regjimit saudit.

“Për hir të sigurisë së fëmijëve në mbarë botën, u bëjmë thirrje të gjitha vendeve t’i vendosin sanksione regjimit saudit”, thuhet në porosi.

“Regjimi, i përafruar me SHBA-të, duhet të mbahet përgjegjës për veprimet barbare dhe jonjerëzore, siç është vrasja e qytetarit të saj Jamal Khashoggi dhe mijëra njerëzve të pafajshëm në Jemen. Regjimi saudit mesjetar është njëri nga burimet e terrorizmit në botë”, përfundon mesazhi.

LEXO EDHE:  Shfletuesi famëkeq bën gati valixhet

Lajmet e fundit>