Lajmet

Hakerët sulmojnë platformat televizive dhe TV inteligjentë në Rusi

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Maj 2022
Përveç hakimit të televizorëve inteligjentë sulmi vuri në shënjestër edhe kompanitë e mëdha të internetit përfshirë Yandex. Hakerët sulmojnë platformat televizive dhe TV inteligjentë në Rusi

Në të njëjtën ditë që Rusia festoi luftën e saj kundër Gjermanisë Naziste, shumë prej platformave online të vendit u hakuan si protestë e luftës së saj në Ukrainë.

Washington Post raportoi ditën e Hënë se Rusët me televizorë inteligjentë panë kanalet televizive të zëvendësoheshin me mesazhe që i implikonin ata si bashkëpunëtor në konfliktin në Ukrainë.

“Gjaku i mijëra Ukrainasve dhe qindra fëmijëve të vrarë janë në duart tuaja,” shkruhej në mesazh. “Televizionet dhe autoritetet po ju gënjejnë. Ndal luftës,” vijonte mesazhi.

Përveç hakimit të televizorëve inteligjentë sulmi vuri në shënjestër edhe kompanitë e mëdha të internetit përfshirë Yandex. Hakerët u vunë pas RuTube, alternativa Ruse e YouTube.

“Shërbimi ynë ka qenë objekt i një sulmi të fuqishëm kibernetik dhe aktualisht është e pamundur të aksesohet platforma,” tha RuTube.

Që kur nisi pushtimin e Ukrainës më 24 Shkurt, Rusia është vënë nën shënjestrën e sulmeve kibernetike. Në ditët e para të konfliktit grupi i hakerëve Anonymous pretendonte se ka realizuar një seri sulmesh DDoS kundër uebsajteve shtetërore. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Evropa ndalon me ligj teknologjitë e njohjes së fytyrës në hapësira publike